Smajl Latifi i AAK’së do ta qeverisë Rahovecin edhe për një mandat katërvjeçar.
Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda shtabeve zgjedhore në këtë komunë, ka mësuar se Smajl Latifi i AAK’së, ka arritur t’i marrë 50 për qind të votave, aq sa i duhen për t’u bërë kryetar, vetëm në fshatrat e kësaj komune.
Deri tani janë numëruar votat e qendrave të votimit nëpër fshatrat, ndërsa ato në qytet janë në proces të numërimit.
Edhe rezultatet që po i publikon KQZ, Latifin e nxjerrin bindshëm fitues. Nga 38 për qind të votave të numëruara Latifi i AAK’së del të ketë marrë 74 për qind, ndërsa Visar Korenica i VV’së vetëm 26 për qind.
Ky rezultat pritet të ngushtohet pas numërimit të votave të qytetit, pasi edhe në raundin e parë kandidati i VV’së kishte arritur të marrë më shumë vota në qytet, por pavarësisht kësaj, ky rezultat del të jetë i papërmbysshëm.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…