Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren në balotazh ndaj Bekë Berishës së AAK-së.
“FALEMINDERIT, ISTOGU JONË! Ky është Istogu i Ibrahim Rugovës. Rrugëtuam bashkë, ecëm drejt, u bashkuam të gjithë për Istogun tonë – prandaj bashkarisht fituam! Nga sot ky qytet do jetë i të gjithëve e për të gjithë – pa dallim! Tani po festojmë bashkë, ju ftoj të gjithëve për festë në sheshin e qytetit! Përzemërsisht i juaji”, ka shkruar Ferati, përcjellë “Bota sot”.
Përndryshe, ne bazë të dy Exit Polleve të publikuara, Ferati ka dalë fitues.
Ndërkohë edhe në webfaqen zyrtare të KQZ-së po vazhdon numërimi i votave, dhe Ilir Ferati po prin bindshëm.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…