Kosova i ka të gjitha institucionet e saj për të qenë e pavarur, i tha televizionit N1, ish-politikanja dhe sociologia serbe, Vensa Pesiç, transmeton “Reporteri.net”.
Për këtë, siç tha ajo, ‘poterën rreth targave’, studiuesja u shpreh se “Serbia duhet të kuptojë që s’ka shans ta kthejë Kosovën”.
Situata në Kosovë, tha ajo, “ka ndryshuar shumë”, për çka shtoi se që Kosova është e humbur për Serbinë “është fakt”.
“Amerikanët janë përfshirë atje, dhe madje edhe vetë sekretari amerikan i shtetit vazhdimisht i monitoron ngjarjet”.
Sipas saj, i tërë qëllimi perëndimor, “është të reduktohet influenca ruse”.
“Problemi i Serbisë është se nuk po i heq duart nga Veriu i Kosovës, sepse ka një shumicë serbe dhe Serbia nuk po dorëzohet nga aneksimi i saj”.
Pesiç rikujtoi propozimet e një kohe për ndarje të Kosovës, përçka shtoi se “nuk besoj se do të ketë ndarje”, por se “Veriu është problematik”.
Njëjtë edhe në tensionet që ngjanë në shtatorin e vitit të kaluar, Pesiç ishte shprehur e habitur rreth ngjarjeve që pasonin.
“Nuk arrij ta kuptoj pse është kaq e vështirë që serbët të vendosin targa të Kosovës, kur shqiptarët është dashur të vendosin targa serbe”, përcjell “Reporteri.net”.
Pesiç, një studiuese në dijeni dhe pranuese e Kosovës së pavarur, shprehej se pavarësia e Kosovës “është pavarësisht faktit se në sa organizata ndërkombëtare është apo nuk është e anëtarësuar”.
Qeveria e Kosovës mori vendim për të inicuar dy masa të reja reciproke, përkatësisht të ndalojë targat ilegale të lëshuara nga MPB-ja serbe për veturat e serbëve të Veriut, si dhe lëshimin e lejeudhëtimeve për shtetasit serbë që udhëtojnë në ose nëpërmjet Kosovës.
Një regjim të tillë Beogradi e ka ushtruar kundrejt shtetasve të Kosovës për dhjetëra vite.