POLITIKE

Teodosije: Serbët dhe shqiptarët të shikohen si njerëz

Peshkopi i dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, ka thënë se është e rëndësishme që serbët dhe shqiptarët të shohin njëri-tjetrin si njerëz, e jo si anëtarë të një kombi apo feje tjetër dhe të solidarizohen me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

Siç shkruan kosovo-online, Teodosje ka përmedur shqiptarët me të cilët sipas tij serbët duan të jetojnë në paqe me ta, përcjell Klankosova.tv.

“Fatkeqësisht, e kemi parë që nuk ka shumë për momentin dhe mbetemi në shpresë dhe lutje që fryma e dashurisë t’i mposhtë ndarjet dhe urrejtjen etnike, në Kosovë të gjithëve u mjaftojnë qielli dhe dheu, uji, pyjet dhe fushat, njerëz me vullnet të mirë’’.

I pyetur nëse beson se fjalët nga mesazhi i Krishtlindjes: “Lavdi Zotit në lartësi, dhe paqe në tokë njerëzve”, do të marrin jetë në Kosovë, Teodosije thotë se ”si të krishterë jetojmë gjithmonë me shpresë dhe besim se çdo gjë do të jetë më mirë në Kosovë”.

‘’Besimi dhe shpresa jonë kthehen në përjetësi, sepse ne e dimë se gjithçka në këtë botë është kalimtare dhe se Zoti është i vetmi i përjetshëm. Na takon neve të bëjmë atë që mundemi, të jemi më të mirë dhe të pranojmë gjithçka që Zoti lejon me mirënjohje. Nuk kemi nevojë për askënd që të ofendojë apo lëndojë, ne duhet të ushqejmë tashmë çdo gjë që është e jona dhe që na ka ruajtur me shekuj”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago