LAJME

Sokol Mjacaj qëllon për vdekje Arben Lleshin brenda burgut të Peqinit! Dyshohet vrasje me pagesë! Arma iu dërgua me dron! Plagos edhe Ilir Xhakjan

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër, është përfshirë në një përplasje me armë zjarri më 2 të dënuar të tjerë.

Burime paraprake për Report Tv bëjnë me dije se Sokol Mjacaj, ka plagosur Ilir Xhakjan dhe Arben Lleshin të dy të dënuar me burgim të përjetshëm. Arma Sokol Mjacajt i është dërguar nëpërmjet një droni.

Burime të sigurta konfirmojnë për Report Tv se Arben Lleshi, i dënuari me burg përjetë dhe që po vuan dënimin në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë.

Arben Lleshi, i dënuari me burg përjetë

Arben Lleshi Ishte dënuar për vrasjen e bashkëkombësit të tij Agim Hoxha në Sauthempton. Ngjarja është shënuar më 10 prillin 2013 kur Arben Lleshi 27 vjeç, i njohur si shpërndarës droge në Angli, dogji të gjallë brenda në makinën e tij Agim Hoxhën 29 vjeç në Sauthempton të Anglisë.

Sot ministri i Drejtësisë, njoftoi se ka urdhëruar futjen e Mjacajt në 41 Bis, pasi cenonte sigurinë në burgun e Peqinit. Nuk raportohet për efektivë apo gardianë të plagosur. Ndërkohë drejt burgut të Peqinit kanë shkuar forca policore për përforcime.

Sokol Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

12 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

19 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

23 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 ditë ago