FOTO&VIDEO

Sopranoja përfshihet në polemika me Labin, rrëfen gjithçka që i ndodhi me babanë e prekur me COVID-19

Aspak të lehta kanë qenë ditët për familjen Jashari, që kur drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari është prekur me koronavirus.

Sopranoja e njohur, njëherësh vajza e tij Arta Jashari, ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, me ç’rast ka ndarë me ndjekësit e saj të gjitha sfidat nëpër të cilat kanë kaluar gjatë kësaj “lufte”.

Por, momenti kritik kur solo këngëtarja ishte duke kërkuar një raport nga mjeku për të siguruar insulinë për z. Jasharin, ishte ai kur Arta shpërtheu.

“Hajde Lab knoma naj kangë se kjo është jeta ime që 3 javë. Edhe unë jom solo këngëtare/muzikante sikur ti, vec me nja 3 diploma, dy prej tyre evropiane. E kam lanë Berlinin për me i kontribu Kosoves. Sot kam dalë me lyp një copë letër për me siguru insulinë për drejtorin, dirigjendin, kompozitorin Baki Jashari – bain tim si qytetare e Republikës së Kosovës”, ishte çfarë kishte shkruar ajo.

Menjëherë pas këtij postimi në rrjetin social “Facebook”, te shumtat ishin reagimet e mediave dhe komentuesve po ashtu.

“Nuk ishte poenta për t’na kthyer kundër njëri tjetrit ne këtë luftë sepse unë e kuptoj që edhe Labi edhe të tjerët jemi duke shkuar drejtë një kolapsi financiar. Jemi duke folur për të njëjtin Labinot Tahiri i cili prej shumë vitesh bën vepra humanitare të cilat ish dashtë edhe shteti me i siguru dhe nuk duhet asnjeherë ta harrojmë një gjëntë tillë dhe t’i hudhim të gjitha poshtë në një moment dobësie të dikujt apo ndonjë gabimi që ka bërë në prononvim. Poenta ime ishte që të rrisë vëmendjen që t’i thjeshtëspjmë procedurat banale ligjorenë një situatë të tillë, e jo të dal në vijë të frontit kundër Labit sepse nuk duhet të kthehemi kundër njëri-tjetrit, por të bashkohemi të gjithë kundër kësaj pandemie”, tha ndër të tjerash ajo.

Ndryshe, Arta Jashari gjatë gjithë këtyre ditëve ka bërë një fushatë më rrjete sociale për vetëeijësimin dhe kujdesin ndaj Covid 19.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago