BREAKING NEWS

SPACE FORCE/ Trump përuron shërbimin e ri ushtarak në SHBA: Forcat Hapësinore

Donald Trump përuron zyrtarisht Forcën Hapësinore Amerikane, që do të fokusohet tek hapësira.

Shërbimi i ri ushtarak, i pari në më shumë se 70 vjet, do të jetë një degë e forcave ajrore amerikane. Presidenti nënshkroi buxhetin prej 738 miliardë dollarësh për ushtrinë, 40 milionë nga të cilat do të përdoren për financimin e Forcës Hapësinore në vitin e saj të parë.

Në një bazë ushtarake pranë Uashingtonit, Trump e cilësoi hapsirën si fushë-betejën e re në botë: “Shumë gjëra po ndodhin në hapësirë, hapësira është fushë-beteja e re në botë. Mes kërcënimeve të rënda ndaj sigurisë sonë kombëtare, përparësia e amerikanëve në hapësirë është absolutisht jetësore. Ne po kryesojmë, por jo aq sa duhet. Forca e re do të na ndihmojë të frenojmë agresionin dhe të kontrollojmë hapësirën”.

Shërbimi i ri ushtarak nuk synon të dërgojë trupa në orbitë, por ai do të fokusohet në mbrojtjen e aseteve amerikane, të tilla si qindra satelitë që përdoren për komunikim dhe survejim. Zhvillimi vjen ndërsa Kina dhe Rusia kanë shënuar përparime të konsiderueshme në këtë fushë. Forca Hapësinore do të ndërtohet mbi bazën e punës së komandës ekzistuese hapësinore, e krijuar në gusht për të menaxhuar operacionet hapësinore të ushtrisë amerikane.

Shërbimi do të përfshijë rreth 16 mijë pjesëtarë të personelit të forcës ajrore. Ai do të drejtohet nga gjenerali Jay Raymond, i cili aktualisht është në krye të SpaceCom.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

9 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

11 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

11 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

12 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

15 orë ago