Një debat ka nisur në Prishtinë përpara disa ditësh, në lidhje me Shkëlzen Gashin një ish-këshilltar i kryeministrit kosovar Albin Kurtit.
Gashi nuk është më këshilltar, pasi është shkarkuar sepse doli në publik dhe denoncoi krime të kryera nga UÇK në periudhën e luftës.
Ishte një denoncim i fortë pasi lufta e Kosovës nuk para qortohet nga njerëzit. Shihet si një luftë e rëndësishme që i dha lirinë popullit.
Shkëlqen Gashi jo vetëm që është shkarkuar nga Kurti por ai ndodhet edhe në një pozitë të vështirë pasi duket se i ka të gjithë kundër.
Për të folur në lidhje me këtë çështje ishte i ftuar në “Provokacija” Nexhmedin Spahiu.
Spahiu tha se Gashi ka ripohuar një fakt pasi parlamenti i Kosovës votoi me 2/3 themelimin e Tribunalit Special që do të gjykojë krimet e luftës, ky gjest tregon se zyrtarisht shteti i Kosovës ka pranuar se janë bërë krime ndaj serbëve dhe të tjerëve.
“Është një diskurs i gabuar në Kosovë i cili tenton të imitojë serbët. Serbët kanë kryer shumë krime dhe nuk i pranojnë ato ndaj mendohet se nëse serbët nuk i pranojnë krimet nuk duhet ti pranojmë as ne. Pavarësisht se serbët kanë kryer shumë krime ndaj shqiptarëve, kjo nuk do të thotë se duhet të sillemi si serbët, ata nuk janë shembull për ne. Krimet duhen pranuar, jo të sillemi njëlloj si serbët.
Ne duhet nuk mundet që të matemi me serbët për fuqinë ekoniomike por mund të matemi me art me kulturë dhe me mirësi. Ne mund të jemi më të mirë se serbët. Intelektualët në Kosovë janë të paktë që mendojnë kështu. Shkëlqen Gashi është një prej tyre. Reagimi ndaj tij ka qenë trishtues. Kjo ka ndodhur për disa arsye”.
Në lidhje me vendimin e marrë nga Albin Kurti për shkarkimin nga detyra të këshilltarit të tij, Spahiu tha se Kurti është ndodhur nën trysni dhe ky veprim nuk e nderon.
“Vendim i marrë nën presion publik, dhe kjo nuk e nderon Albin Kurtin për këtë. Shkëlqen Gashi dhe Albin Kurti kanë qenë themelues të Vetëvendosjes. Por mendoj që histeria kolektie në këtë rast ka kontribuar edhe prepotenca e Gashit në deklaratat e tij edhe pse me vend”.
I pyetur nga gazetari Mustafa Nano se për cfarë krimesh bëhet fjalë në Kosovë, Spahiu tha se në kur serbët u dorëzuan në luftën e Kosovës shumë individë kanë bërë krime ndaj pleqve serbë.
“Në Kosovë në luftën e fundit janë vrarë 13 mijë shqiptarë dhe 1000 serbë. Natyrisht jo të gjithë shqiptarët janë vrarë nga serbët por edhe nga shqiptarët. Gjithashtu edhe serbët nuk janë vrarë vetëm nga shqiptarë por edhe nga serbë.
Vrasja e shqiptarëve ka patur një plan të shtetit serb për dëbimin e shqiptarëve. Shqiptarët ndërkohë nuk kanë patur një plan që të niseshin nga fakti se duhet të vriteshin serbët. Në përfundim të luftës, kur forcat serbe u dorëzuan atëherë shumë individë kanë bërë krime që janë bërë ndaj pleqve dhe plakave të serbëve.
Këtë fakt në Kosovë nuk kanë qenë në gjendje ta pranojnë. Miqtë e Kosovës kanë sugjeruar që duhet ti pranojnë këto krime dhe nuk duhet të jenë njëlloj si serbët. Nën këtë trysni është themeluar edhe Tribunali Special qe do të jetë me seli në Hagë dhe kjo është votuar nga 2/3 e parlamentit të Kosovës. Zyrtarisht shteti i Kosovës ka pranuar se janë bërë krime ndaj serbëve dhe të tjerëve. Ai çfarë ka bërë Gashi ka qenë vetëm një ripohim i kësaj, dhe gjykata duhet të merret me individët e dyshuar dhe të gjejë fajtorët”.