POLITIKE

Spahiu: Serbia do ta njeh Kosovën vetëm kur në institucionet e Kosovës nuk ka as një flamur tjetër pos atij të Kosovës

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka shkruar në Facebook të enjtën se në momentin që në institucionet e Kosovës nuk ka as një flamur tjetër pos atij të Kosovës, atëherë Serbia e njeh Kosovën.

Deklarata e Spahiut vjen pasi Ish-përfaqësues special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka sugjeruar që Kosova të tërhiqet nga synimi për njohje nga Serbia.

“Frank Wisner e ka gabim kur thotë se Albin Kurti duhet të heqë dorë nga njohja e Kosovës prej Serbisë. Kam qenë në Zagreb gjatë luftës mes Serbisë e Kroacisë. Në atë kohë nuk kam hasur ndonjë kroat (të moderuar apo ekstremist) që shpresonte se një ditë Serbia do ta njeh Kroacinë, madje as atëherë kur Kroacia u bë anëtare e OKB pa marrë njohjen nga Serbia. Kur u thosha vazhdimisht se Serbia një ditë do ta njeh Kroacinë, kroatët ma kthenin me nervozë: KURRË, KURRË, KURRË. Megjithëkëtë njohja nuk vonoi”, ka thënë ai.

Ai mendon se të njëjtin rrjedh si të Kroacisë do ta ketë edhe Kosova.

“Tani po u them të gjithëve. Një ditë Serbia do ta njeh Kosovën. Full stop. Vetëm duhet që amerikanët dhe aleatët e tjerë të Kosovës t’i bëjnë më shumë presion Serbisë dhe të mos kenë aq mirëkuptim për politikën e saj siç po ka Edi Rama . Natyrisht, krahas kësaj Kosova duhet t’i konsolidojë institucionet e veta dhe patriotizmin e qytetarëve të saj. Në momentin që në institucione të Kosovës nuk do të shihet flamur tjetër pos atij të Kosovës (pra as flamur të Shqipërisë as të Amerikës e të askujt tjetër), Serbia e humbë shpresën që, në bashkëpunim me Tiranën, do ta ndajë Kosovën. Kësi rasti Serbia do të dorëzohet e do ta njeh Kosovën”, ka thënë Spahiu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

48 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago