POLITIKE

Srpska e dorëzon listën në KQZ, Rakiq s’duket askund – Elek thërret “rroftë Serbia”: Do t’i fitojmë të gjitha vendet e rezervuara

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, pasi ditë më parë kishte konfirmuar që partia e tij do të marrë pjesë në zgjedhje, sot përmes një videoje ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në mesin e kandidatëve shihen Igor Simic dhe Slvako Simic, ndërkohë aty s’shihet fare ish-kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Kreu i kësaj partie ka thënë se “Srpska” do t’i marrë 10 ulëset e garantuara dhe në fund ka thirrur “rroftë Serbia”

“Sot, siç e shihni këtu, ne nga të gjitha anët e Kosovës jemi të vendosur në luftën për të luftuar për 10 ulëse parlamentare dhe sigurisht që do t’i marrim të dhjetë vendet e parapara për komunitetin serb. Për shkak të Miloshit, Nikollës, Kristijanit, Darës, Stefanit dhe të gjithë vëllezërve tanë të burgosur padrejtësisht, ne po hyjmë në këtë luftë demokratike më të fortë se kurrë, sepse e dimë se çfarë mbrojmë dhe për çfarë luftojmë. Dhe në fund, rroftë uniteti serb, rroftë Lista Serbe dhe rroftë shteti i Serbisë!”, ka deklaruar Elek.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago