Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për të mirëpritur studentët që mbërritën në kryeqytetin e Serbisë në këmbë nga skajet e largëta të vendit, për një protestë të madhe që do të zhvillohet të shtunën.
Duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrimin “studentë, Beogradi është i juaji”, qytetarët i pritën studentët në kryeqytet edhe me medalje e lule, shkruan A2 CNN.
Studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet anembanë Serbisë për më shumë se tre muaj, kanë bërë thirrje për një protestë në Beograd më 15 mars.
Tubimet e së shtunës pritet të jenë më të mëdhatë që janë parë në Serbi në dekada. Autoritetet presin që diku midis 60,000 dhe 80,000 protestues të mbërrijnë në kryeqytet, tha presidenti Aleksandar Vuçiç.
Organizatorët thonë se presin shumë më tepër. Studentët kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…