I ardhur nga Subotica e Serbisë, për të kërkuar të vërtetën e rrënjëve shqiptare, Tomislav Perusiç ndodhet në Shqipëri për të studiuar gjuhësinë historike.
“Nuk pranohet në Serbi që shqiptarët ishin këtu kur erdhën sllavët. Nuk pranohet ky si fakt. Edhe vetë gjuha na tregon sa gjatë kanë qenë të pranishëm këtu. Ka ndikim nga gjuha latine për shembull, që tregon që ishin këtu gjatë periudhës romake”, shprehet ai.
Tomislav, nënvizon se pavarësisht prirjes së të rinjve për të harruar, ata duhet të kujtojnë dhe pranojnë atë çfarë ka ndodhur.
“Historia e shqiptarëve është me shumë rëndësi për rajonin tonë. Ata që janë në konflikt me shqiptarët duhet ta dinë që këto kanë qenë gjithmonë trojet e shqiptarëve. Këtu jetonin. Nuk mund t’i dëbosh, nuk ke të drejtë, as nuk është njerëzore që të sillesh keq me fqinjtë e tu”, thotë i riu nga Serbia.29-vjeçari mban veshur aksesorë me simbole shqiptare edhe në Serbi.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…