Ditën e sotme, këshilltari për Shëndetësinë në Shtëpinë e Bardhë, Dr. Anthony Fauci deklaroi se të dhënat mbi testimin e një ilaçi antiviral kundër koronavirusit, kishin dhënë rezultate “mjaft premtuese”.
Dr. Fauci, përgjatë një deklarate, u shpreh se të dhënat tregonin se ilaçi “Remdesivir” kishte dhënë efekt pozitiv përsa i përket zvogëlimit të kohës së rikuperimit të pacientëve të prekur me koronavirus.
Zyrtarët e shëndetësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke pritur publikimin e raportit të plotë të testimit të kryer nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, mbi ilaçin.
Kompania që prodhon këtë bar, “Gilead Sciences” deklaroi pak më herët se studimi arriti në synimin e shumëpritur pa dhënë detaje të mëtejshme.
“Gilead”, gjithashtu bëri publike dhe rezultatet e një studimi të vetë kompanisë që tregon se të paktën 50% e pacientëve të trajtuar me 5 doza në ditë remdesivir u përmirësuan. Në testin klinik u përfshinë 397 pacientë të prekur me Covid-19.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…