KRYESORE

Stuhi e vërshime në Slloveni dhe Kroaci, centrali bërthamor Krshko në gjendje të jashtëzakonshme

Stuhia, e cila mori tre jetë njerëzish në Slloveni natën e 3-4 gushtit, ka mbërritur edhe në Kroaci, për këtë arsye është shpallur alarmi i kuq në rajonet e Rijekës dhe Gospiqit, ndërsa një alarm portokalli është shpallur për rajonet e Zagrebit Karlovacit dhe Splitit.

Në Zagreb, siç raporton N1, lumi Sava ka dalë nga shtrati dhe në Veli Loshinj erërat e forta kanë rrëzuar pemët.

Policia sllovene tha për agjencinë sllovene të lajmeve STA se një slloven është mbytur në afërsi të Kamnikut, ndërsa dy holandezë kanë humbur jetën në malet në zonën e Kranjit. Sipas policisë, ende po hetohen rrethanat e sakta të vdekjes.

Termocentrali bërthamor i Kërshkos shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten në mbrëmje për shkak të prurjeve të mëdha dhe nivelit të lartë të ujit të lumit Sava. Është një gjendje e jashtëzakonshme me shkallën më të ulët të rrezikut në përputhje me Planin Kombëtar të Mbrojtjes dhe Shpëtimit në rast aksidenti bërthamor ose radiologjik, raporton N1.

Siç raporton REL (në gjuhën kroate) menaxhmenti njoftoi se termocentrali bërthamor po punon në mënyrë të sigurt dhe stabile dhe grupi i ekspertëve po monitoron ngjarjen dhe do të vazhdojë të informojë publikun, transmeton Telegrafi.

Agjencia sllovene e mjedisit, ARSO, ka lëshuar një alarm moti në nivelin më të lartë pasi sasia mesatare e shiut që bie brenda një muaji ka rënë në 24 orë në pjesët veriore, veriperëndimore dhe qendrore të Sllovenisë.

Presidentja Natasha Pirc Musar shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe apeloi qytetarët që “të qëndrojnë të lidhur dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë moment të vështirë dhe të kujdesen për të moshuarit dhe njerëzit e tjerë të cenueshëm që kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë”.

Kryeministri slloven Robert Golob e ka ndërprerë pushimin vjetor.

Ushtria po ndihmon personelin e shërbimit emergjent në operacionet e shpëtimit dhe rehabilitimit.

Medvode në Slloveni, 4 gusht 2023.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, shumë vende janë përmbytur, qindra zjarrfikës dhe anëtarë të shërbimeve të tjera të urgjencës janë në terren dhe kudo dëgjohen sirenat që paralajmërojnë rrezikun, transmeton Telegrafi.

Një alarm i kuq i motit është në fuqi për Slloveninë verilindore, veriperëndimore dhe qendrore, ndërsa në disa zona si Celje janë dëgjuar edhe sirena të alarmit.

Ushtria sllovene publikoi një video ajrore që tregon shkallën e dëmtimit në atë qytet slloven.

Siç raporton agjencia sllovene e lajmeve STA, gjatë natës zjarrfikësit pompuan ujë nga ndërtesat e përmbytura, mbrojtën disa rrëshqitje dheu, hoqën rrënojat poshtë urave dhe shpëtuan automjete të zhytura nga rrugët e përmbytura, transmeton Telegrafi.

Tri kampe janë evakuuar.

Rruga në qytetin e Poljanës është përmbytur mbrëmë, kurse uji ishte aq i rrëmbyeshëm sa në një moment ka marrë veturën në të cilën ndodhej një grua, raporton TV rajonal N1.

Sipas të dhënave të Administratës për Mbrojtje dhe Shpëtim, në 12 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 1,000 incidente, ndërsa në ndihmë kanë dalë zjarrfikësit nga 168 njësi zjarrfikëse.

Për shkak të situatës në vendet fqinje, në Kroaci pritet një rritje e ndjeshme e nivelit të ujit të lumenjve Mura, Drava dhe Sava.

Alarmi i motit është aktivizuar edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Stuhi të përmasave të mëdha priten edhe në Itali. Në Milano, parqet, zonat e gjelbra dhe varrezat u urdhëruan të mbyllen, dhe sipas La Stampa, tregjet në rrugët ku ka pemë u pezulluan gjithashtu.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

32 minuta ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

5 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

19 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

20 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago