Vdekjet, shumica nga rënia e pemëve, u raportuan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës.
Stuhi të fuqishme e kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke lënë të vdekur të paktën 12 persona, përfshirë tre fëmijë.
Vdekjet, shumica nga rënia e pemëve, u raportuan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës.
Stuhitë pasojnë javë të të nxehtit dhe thatësirës në pjesën më të madhe të kontinentit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet franceze thanë se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë që u rrëzua në një kamping.
Një burrë vdiq në një incident të ngjashëm dhe një grua 72-vjeçare u vra kur makina e saj u përplas nga çatia e shkëputur e një kasolleje në plazh.
Dy persona të tjerë, një peshkatar dhe një femër kajaker, humbën jetën në det.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, i cili mbërriti në Korsikë të enjten, tha se 20 persona ishin plagosur – katër prej tyre në gjendje të rëndë.
Në Austri dy vajza u vranë nga një pemë që ra pranë një liqeni në Carinthia.
Më vonë, tre të tjera vdekje u raportuan nga mediat në provincën e Austrisë së Poshtme, gjithashtu si pasojë e rënies së një peme.
Ndërkohë në Itali, një burrë dhe një grua u vranë nga rrëzimi i pemëve në incidente të veçanta në rajonin e Toskanës.
Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…