BOTA

Suedi/ Vritet Salwan Momika, njeriun që dogji Kuranin në vitin 2023 duke shkaktuar protesta në vendet islamike

Salwan Momika, njeriu që dogji një kopje të Kuranit në vitin 2023, duke shkaktuar protesta të dhunshme në disa vende islamike, është qëlluar për vdekje në banesën e tij në qytetin Sodertalje, Suedi. E ka raportuar Policia.

“Një burrë u gjet i qëlluar me armë zjarri në një shtëpi në Hovsjo, Sodertalje, të mërkurën vonë në mbrëmje. “Viktima ishte 38-vjeçari Salwan Momika, i cili vdiq nga plagët e marra”, raporton transmetuesi shtetëror suedez SVT.

Një hetim mbi incidentin është duke vazhduar dhe një zëdhënës i policisë së Stokholmit tha se pesë persona janë arrestuar në lidhje me hetimin e vrasjes. Viktima ende nuk është bërë zyrtarisht i identifikuar.

Protestat e furishme në vendet islamike
Momika, një refugjat irakian, dogji Kuranin për herë të parë në vitin 2023, në shenjë proteste kundër Islamit. Herën e parë jashtë një xhamie në Stokholm dhe e dyta jashtë ambasadës së Irakut. Protestat e Momikës fillimisht u ndaluan nga policia dhe më pas u autorizuan nga autoritetet suedeze, të cilat thanë se ishin pjesë e lirisë së shprehjes.

“Përdhosja” e Kuranit shkaktoi protesta të furishme në Irak dhe vendet myslimane. Protestuesit irakianë sulmuan dy herë ambasadën e Stokholmit në Bagdad në korrik 2023 dhe qeveria irakiane dëboi ambasadorin suedez dhe tërhoqi të ngarkuarin me punë.

Vendimi pritet sot
Në gusht 2024, Salwan Momika u padit nga Prokuroria Suedeze, së bashku me një tjetër irakian, Salwan Najem, për nxitje të urrejtjes mbi baza etnike. Sipas AFP, gjykata e Stokholmit do të vendoste sot mbi akuzat e nxitjes së urrejtjes etnike kundër Momikës; Vendimi u shty për shkak se “njëri nga të pandehurit ka vdekur”.

Përveç djegies së Kuranit, Momika kishte vendosur një fetë proshutë në librin e shenjtë, e kishte shkelur dhe kishte grisur disa faqe. Burri i kishte justifikuar veprimet e tij duke argumentuar se, sipas mendimit të tij, Kurani përfaqëson “një rrezik për ligjet demokratike dhe për vlerat suedeze dhe njerëzore”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

11 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

18 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

22 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

24 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago