Një lider i dënuar i së djathtës ekstreme në Suedi ka marrë lejen nga autoritetet për të djegur një kopje të librit të shenjtë të Kuranit jashtë ambasadës turke në Stokholm, në një kohë kur vendi po zhvillon një luftë të vërtetë diplomatike për të bindur presidentin Erdogan që ta lejojë atë të anëtarësohet në NATO.
41 vjeçari Rasmus Paludan siguroi një leje për të djegur librin përpara ndërtesës më 21 janar, grumbullim i cili përkoi me dy protesta të planifikuara më herët kundër vendimeve të Turqisë.
Danezo-suedez Paludan tha se me veprimin e tij dëshiron të shënojë lirinë e fjalës pasi varja e një kukulle me imazhin e presidentit turk Tajip Erdogan, pranë bashkisë së Stokholmit provokoi një reagim të fortë në Turqi.
Vendimi për të lejuar djegien e Kuranit vjen në një kohë marrëdhëniesh të tensionuara mes Suedisë dhe Turqisë, pas vendimit të kësaj të fundit për të shtyrë anëtarësimin suedez në NATO.
Suedia dhe Finlanda kanë kërkuar anëtarësimin në NATO që nga pushtimi rus i Ukrainës, por kërkesa e tyre duhet të miratohen nga të 30 vendet anëtare të Aleancës.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…