Luftë nuk ka vetëm në Ukrainë. Një sulm kamikaz ndaj një xhamie tronditi pasditen e së mërkurës kryeqytetin afgan të Kabulit, nga i cili mendohet se dhjetëra besimtarë humbën jetën.
Sulmi u regjistrua gjatë lutjes së mbrëmjes, në një kohë kur xhamia frekuentohej nga një numër i madh njerëzish. Është e paqartë se sa kamikazë kanë vepruar në këtë sulm.
Nga raportimet e para flitet për të paktën 35 viktima dhe të plagosur, mes të cilëve 5 fëmijë të mitur dhe imami i xhamisë.