I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se dialogu është në duart e Bashkimit Evropian dhe se duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme nga Kosova dhe Serbia që të arrihet stabilitet afatgjat.
“Duhet të mbetet në duart e Evropës. E ardhmja e të dyja këtyre shteteve është në Evropë, kështu që Evropa po merr drejtimin, por e ka mbështetjen e plotë të Administratës amerikane. Duhet të shikojmë për zgjidhje që janë të pranueshme nga të dyja shtetet, që çojnë në normalizim dhe në stabilitet afatgjatë”, tha Escobar në Bruksel.
Escobar ka përsëritur se krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të bëhet sipas ligjeve e Kushtetutës së Kosovës.
“Çështja e Asociacionit është e rëndësishme. Është një përkushtim konsistent, ne mendojmë se duhet të implementohet brenda ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”.
Ai tha se për asociacionin, SHBA-ja është në linjë me Bashkimin Evropian.
“Absolutisht, ashtu duhet të jetë sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, por nuk do të thotë se duhet të jetë paragjykues për qytetarët serbë. Brenda BE-së ka shumë shembuj që mund të përdoren për të gjetur një zgjidhje stabile dhe produktive për të gjithë”, theksoi ai.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…