Sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë, ka ndodhur një rrahje, ku një prind i një studenti dyshohet se ka rrahur profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci, e cila po ashtu është edhe bashkëshortja e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja e pazakontë në Fakultetin e Mjekësisë, për motiv kishte mosmarrëveshjen profesor – student, me ç’rast prindi i studentit, në shenjë pakënaqësie lidhur me ankesat e djalit të tij, dyshohet se ka grushtuar profesoreshën dhe e ka sulmuar me mjet të fortë (gotë qelqi).
Ngjarja është raportuar edhe në Polici nga sigurimi i Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë kontaktuar me viktimën, kanë siguruar provat materiale dhe kanë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili është në pritje të rezultatit preliminar të hetimit në mënyrë që të vendos për masën e sigurisë për personin e dyshuar.
Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.
Sinjali mëson se si pasojë e lëndimeve trupore dhe traumës së përjetuar, profesoreshës Pupovci fillimisht i është dhënë ndihma e parë mjekësore në vendin e ngjarjes, për t’u transferuar më pas në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…