KRYESORE

Hamburg: Disa të vdekur dhe të plagosur pas të shtënave në një kishë

UPDTAE: Në një kishë të dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg pati në mbrëmje të shtëna. Policia ndodhet me forca të shumta në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë paralajmërim për rrezikun. Nga ndërtesa janë duke u nxjerrë viktimat.

Nga të shtënat në një kishë të Hamburgut të enjten (09.03.2023) në mbrëmje humbën jetën disa vetë dhe disa të tjerë u plagosën. Policia bën fjalë për një gjendje serioze. “Të vrarët kanë të gjithë plagë nga të shtënat”, tha një zëdhënës i policisë. Një reporter i agjencisë së lajmeve dpa nga vendngjarja tha, se policia është mobilizuar me forca të shumta speciale. Sipas këtij reporteri, ekipet e shpëtimit po nxjerrin njerëz nga një ndërtesë e dëshmitarëve të Jehovait.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Hamburgut Alsterdorf. Sfondi është i paqartë deri tani. Përmes një paralajmërimi zyrtar për rrezikun nga autoriteti i punëve të brendshme në Hamburg bëhet fjalë për një “rrezik ekstrem”. “Sot rreth orës 21:00 një ose disa doras të paidentifikuar qëlluan ndaj personave në një kishë, thuhet në komunikatën zyrtare. Rrugët rreth vendit të ngjarjes janë bllokuar. Policia u është lutur pjesëmarrësve në trafik që të devijojnë zonën e bllokuar. “Shmangni zonën e rrezikut. Nëse ndodheni brenda zonës së rrezikut qendroni pa lëvizur në vendin ku gjendeni aktualisht dhe mos dilni jashtë.”

 

Një sulm me armë ka ndodhur të enjten mbrëma në qytetin Hamburg të Gjermanisë, raportoi BBC-ja.

Të paktën 6 persona po raportohet se janë vrarë, e 7 janë plagosur, derisa ende s’dihen motivet e sulmit.

Policia njoftoi për një situatë të rëndë

Sipas BBC-së, të shtënat me armë kanë ndodhur në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait në zonën Alsterdorf, ndërsa autoritetet policore thanë se hetimet po vazhdojnë.

Ekipet e ambulancës kanë dalë në vendin e ngjarjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

4 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

9 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

23 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

24 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago