POLITIKE

Sulmet e orkestruara ruse: Prej UÇK-së deri të Dua Lipa

Dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë kërkuar nga kompania Apple që të vendoset Kosova në hartë. Një veprim i tillë ka inspiruar edhe artistë të tjerë, të cilët iu bashkëngjitën thirrjes, ndërsa u krijua edhe një peticion, që po mbështetet në masë të madhe.

Sidoqoftë, ajo çka ngjalli më se shumti reagime ishte postimi i flamurit “Autochthonous” nga Dua Lipa, në rrjetin social Tëitter. Kjo shkaktoi reagime dhe fyerje të shumta kryesisht nga komentuesit serbë, duke bërë mjaft të përhapur këtë postim të saj.

Sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliut, kjo është një nga hallkat e luftës hibride ruse të Kremlinit në Ballkan, dhe veçmas ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në një intervistë për KosovaPress, Musliu thotë se rusët asnjëherë nuk kanë shikuar për argumente kur kanë sulmuar dikë.

“Emri i madh që kanë këto këngëtaret tona që kanë krijuar popullaritet botëror, e ka vënë më shumë në spikamë këtë lajm. Për tu shprehur me terminologji artistike, duhet thënë se, kjo orkestër e reagimeve serbe e ka dirixhentin në Kremlin, kurse violina e parë është regjisori serbo-kanadez Boris Malagurski”, thotë Musliu.

Mediumi më i madh shtetëror serb “Russia Today”, ka botuar një shkrim bazuar në një postim të rrjeteve sociale të Malagurskit, ku e quan Dua Lipën përkrahëse të terrorizmit, kur ajo botoi hartën etnike shqiptare, me flamurin kombëtar në prapavijë.

Musliu thotë se, fakti që “Russia Today” sulmon në këtë mënyrë, nuk dallon asgjë nga sulmi që i është bërë luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Rusët, asnjëherë nuk kanë shikuar a kanë argumente kur e kanë sulmuar dikë. Për ta është me rëndësi që ta gjejnë një fjalë të madhe, si: fashizëm, terrorizëm, trafikim me organe, spastrim etnik, masakër etj., dhe kështu trumbetojnë përmes mediave të tyre”, thotë ai.

Sipas tij, Boris Malagurski, duke qenë tradhtar i popullit të tij – atij serb, është vetëm një vegël në shërbim të Rusisë.

“Në demonstratat e para 15 ditëve në Beograd, ishte pikërisht Malagurski që bënte ftesë për demonstrata të dhunshme si pjesëmarrës i tyre, kurse të nesërmen raportonte për Russia Today. Kështu që, e njëjta po ndodh këtu: njëherë Malagurski organizon sulme të fabrikuara në rrjete sociale kundër Dua Lipës, por të nesërmen kjo bëhet lajm”, nxjerrë paralelen Musliu.

Megjithatë, ai shton se ka një dallim të madh sa i përket propagandës ruse, kur ajo e trajton Kosovën dhe Serbinë.

“Kur mediat e Putinit e sulmojnë Serbinë, ato e kanë fokusin te orientimi ideologjik i Serbisë, kurse kur e sulmojnë Kosovën, atëherë bëhet fjalë për vet qenien e shqiptarëve”, potencon ai.

Eksperti i sigurisë thotë për KosovaPress se, ky sulm duhet ta vetëdijësojë edhe komunitetin artistik në Kosovë, i cili sipas tij, është shkëputur paksa nga rrjedhat e përgjithshme shoqërore.

“Me luftën hibride, rusët kur e sulmojnë një personalitet, kjo do të thotë se ata po e sulmojnë qenien kombëtare të tij. Nuk e kanë rusët dertin e një njeriu të vetëm në këtë rast. Por, unë do të bëja thirrje që vet komuniteti artistik në Kosovë, të tregojë diçka më shumë në këso raste. Kosova nuk merr pjesë as në Eurovizion mu për shkak të ndikimit që e ka Rusia e Serbia aty. Shikoni, ata nuk na zgjedhin cilin nga ne sulmojnë, por goditjet e tyre na lëndojnë të gjithëve”, përfundon ai.

Ndryshe, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ditë më parë ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram flamurin autokton të vendit, ku karshi tij ka dhënë edhe shpjegimin e fjalës “autokton”, gjë që ka ngjallur reagime të shumta nga ana e serbëve. Si rrjedhojë, është shkaktuar një përplasje e madhe në rrjetet sociale në mes shqiptarëve dhe aleatëve në njërën anë, dhe serbo-rusëve në anën tjetër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I vranë bashkëshorten dhe një fëmijë, por Mojtaba Khamenei është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…

1 orë ago
  • KRYESORE

Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…

2 orë ago
  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

14 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

19 orë ago