Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar me hakmarrje ndaj Shtetit Islamik në Afganistan, pas sulmit të sotëm terrorist vdekjeprurës pranë aeroportit të Kabulit.
“Nëse mund të zbulojmë se kush është i lidhur me të, ne do t’i ndjekim ata,” tha gjenerali amerikan Kenneth Mackenzie, komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme, në një konferencë shtypi, duke theksuar se kishte ende kërcënime për sulme.
Grupi islamik mori përgjegjësinë, për një sulm që vrau të paktën 12 ushtarë amerikanë dhe dhjetëra civilë të tjerë afganë, përfshirë gra dhe fëmijë.