BOTA

Sulmi horror në Liban, si Mossadi futi eksploziv në radiomarrëse?

Izraeli vendosi pajisje shpërthyese në mijëra radiot marrëse-dhënëse të Hezbollahut në mbarë Libanin. Kështu raportojnë Reuters dhe BBC duke cituar burime pranë hetimeve lidhur me rastin që shokoi botën.

Një burim pranë autoriteteve të Libanit i tha Reuters se pajisjet ishin futur në vend disa muaj përpara, ndërsa ka bindje të fortë se agjencia izraelite e spiunazhit, Mossad, ka vendosur një lëndë plasëse brenda tyre. Burimet e mediave amerikane dhe izraelite raportojnë se Mossadi shpërtheu pajisjet përpara se sa planifikonte, duke dyshuar se Hezbollahu kishte mësuar për planin, shkruan A2 CNN.

Radiot marrëse-dhënëse i përkasin një kompanie nga Tajvani. Por Gold Apollo mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje, duke pretenduar se pajisjet janë prodhuar nga një firmë në Hungari, me të cilën kishte firmosur një marrëveshje. Në sulmin që shokoi, jo vetëm Libanin, por edhe mbarë botën, humbën jetën 9 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë.

Mbi 2800 njerëz pësuan lëndime nga shpërthimet, me shumicën prej tyre që janë humbur gishtërinjt. Një ekspert i ka thënë BBC se pajisjet, me shumë gjasë, do të jenë ngarkuar me 20 gram eksploziv ushtarak. Një sinjal akustik pastaj shpërthimi: kështu anëtarët e Hezbollahut u sakatuan nga radiot marrëse-dhënëse. Edhe ambasadori iranian në Liban ka humbur shikimin, transmeton A2.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah do të mbajë një fjalim nesër pasdite, ndërsa kërcënimi për një hakmarrje të fortë ndaj Izraelit është lëshuar disa orë pas sulmit. Irani e konsideroi atë që ndodhi një akt gjenocidi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar duke theksuar se nuk kanë qenë në dijeni apo informuar lidhur me sulmin. Associated Press shkruan se Tel Avivi e njoftoi Uashingtonin vetëm pas shpërthimeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

10 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

17 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

21 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

23 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago