Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, është dënuar ashpër edhe nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social twitter, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm. Ndër të tjera, Kryediplomati Cakaj ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet t’i adresohen dialogut.
Postimi i plotë i Cakaj:
Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…