LAJME

Sulmi ndaj Top Channel, eksperti i sigurisë: Vrasja e rojes ishte aksidentale, plumbi nuk ishte rikoshet

Në emisionin “Wake Up” ka qenë i ftuar eksperti i sigurisë Fatjon Softa, i cili ka përshkruar me detaje si mund të ketë ndodhur sulmi me kallashnikov drejt godinës së Top Channel.

Sipas ekspertit, nuk ka qenë objektivi roja i sigurisë Pal Kola, dhe se plumbi që e ka qëlluar atë nuk ka qenë rikoshet.
“Unë mendoj që është aksidentale, nuk ka qenë objektiv punonjësi i shërbimit. Unë kam qenë në vendin e ngjarjes, kam pasur mundësi ta shikoj me shumë vëmendje dhe përdorimi i armës apo qëllimi me kallashnikovë ka ndodhur, ju keni një perimetër në atë strukturë e cila ka dy porta hyrëse, porta e parë, ku ka dhe një stacion më të përqendruar të kamerave dhe punonjësve të shërbimit që është porta kryesore dhe porta e dytë ku hyjnë mjetet.

Meqenëse në portën e parë keni telekamerat të cilët kontrollojnë dhe regjimin e hyrjes dhe daljes dhe rrugën, atëherë mesa duket atentatorët nuk kanë qëlluar në këtë moment, por qëllojnë mbasi i kalojnë kamerat. Kanë përdorur armën duke qëlluar strukturën, pra katin e dytë deri në lartësinë e katit të tretë, arma ka krijuar një sinusoid, pra ajo që hekurat shpues dhe pjesa e strukturës sipër ka një sinusoid dhe ndërprerja e qitjes vjen pikërisht në momentin që vjen afër portës fundore.

Nëse do të kishte objekt punonjësin e shërbimit, ai ishte në vendim me sheshpamjen më të pastër dhe më të dukshme për të qëlluar në vijë të drejtë punonjësin e shërbimit.  Por pikërisht aty në ato moment është ndërprerë. Plumbi i parafundit ka qenë shpuzë, pra nuk ka qenë rikoshet, ka qenë shpuzë dhe ai ka vajtur drejtpërdrejt, ka bërë shpimin e tubit, ka shpuar drejtpërdrejt kabinën, jo xhamin, pjesën e poshtme dhe ka përshkuar trupin e punonjësit të shërbimit, ka dëmtuar pjesën e mbrapsme dhe aty ka ndaluar, aty ka fjetur plumbi.”- u shpreh eksperti Fatjon Softa.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

19 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

8 orë ago