KRYESORE

Përplasje mes Bidenit dhe Netanyahut

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar thirrjen e presidentit amerikan Joe Biden për të tërhequr reformat e propozuara gjyqësore që kanë çuar në protesta masive në të gjithë Izraelin. Netanyahu ka thënë se nuk merr vendime në bazë të presionit nga jashtë.

Netanyahu e shtyu propozimin të hënën pasi një numër i madh njerëzish dolën përsëri në rrugë. Shtëpia e Bardhë fillimisht sugjeroi që Netanyahu të kërkonte kompromis, por Bideni, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, specifikoi saktësisht se çfarë lloj lëvizjeje priste nga Netanyahu.

“Shpresoj që ai të tërhiqet nga ajo [reforma]”, ka thënë Biden, sipas The Guardian.

“Ashtu si shumë mbështetës të fortë të Izraelit, unë jam shumë i shqetësuar… Ata nuk mund të vazhdojnë në këtë rrugë dhe unë e kam bërë të qartë këtë. Shpresoj se kryeministri (Netanyahu) do të veprojë në një mënyrë që të përpiqet të gjejë një kompromis të vërtetë, por kjo mbetet për t’u parë”, theksoi Biden gjatë një vizite në Karolinën e Veriut.

Ai shtoi se nuk po mendonte ta ftonte liderin izraelit në Shtëpinë e Bardhë “në të ardhmen e afërt”. Më parë, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Tom Nides ka thënë se Netanyahu pritet të ftohet në Shtëpinë e Bardhë me Bidenin “sapo të bien dakord për oraret e tyre”.

Netanyahu shumë shpejt iu përgjigj Bidenit me një deklaratë.

“Izraeli është një vend sovran që i merr vendimet me vullnetin e popullit të tij, dhe jo në bazë të presionit nga jashtë, duke përfshirë edhe miqtë më të mirë. Unë e njoh presidentin Biden për më shumë se 40 vjet dhe vlerësoj angazhimin e tij afatgjatë për Izraelin”, ka thënë ai.

Ai vazhdoi duke thënë se aleanca izraelito-amerikane është e pathyeshme dhe “gjithmonë kapërcen mosmarrëveshjet e herëpashershme”.

“Administrata ime është e përkushtuar për të forcuar demokracinë duke rivendosur ekuilibrin e duhur midis tre degëve të qeverisjes, të cilin ne kërkojmë ta arrijmë përmes konsensusit të gjerë”, përfundoi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

14 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

24 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago