Në ditën e 18 të luftës presidenti rus Vladimir Putin është treguar i pamëshirshëm, duke shtuar sulmet në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se i kërkoi Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbështetje për të ndihmuar në evakuimin e qytetarëve turq nga një xhami në Mariupol që u sulmua.
“Kam kërkuar mbështetjen e Lavrov për të evakuuar qytetarët tanë”, tha Cavusoglu gjatë një konference për shtyp në Antalia. “Telefonat nuk funksionojnë dhe përplasjet vazhdojnë. Ne shpresojmë për një zhvillim sot.”
Cavusoglu tha se xhamia ishte e padëmtuar nga një bombë që ra aty pranë dhe se autobusët po prisnin për të evakuuar qytetarët turq nga xhamia, duke shtuar se Ministria e Punëve të Jashtme turke është në kontakt indirekt me qytetarët e saj përmes kontakteve në terren.
“Është shumë e rrezikshme për të evakuuar njerëzit. Duhet një korridor humanitar”, shtoi ai.
Ministria e Jashtme e Ukrainës pohoi të shtunën në një postim në Twitter se bombardimet ruse kishin në shënjestër xhaminë e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm dhe gruas së tij Roxolana në Mariupol, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq.
Të dielën, ministri i jashtëm i Turqisë tha se, pavarësisht raportimeve se xhamia ishte bombarduar, ajo mbeti e padëmtuar.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…