KRYESORE

Sulmi terrorist me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, Arabia Saudite paralajmëroi Berlinin për sulme gjatë festave, psikiatri i arrestuar

Motivi i autorit të sulmit të mbrëmshëm në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg mbetet i paqartë, por autoritetet gjermane duket se kanë përjashtuar terrorizmin islamik.

Revista Der Spiegel shkruan se një element i ri që u shfaq mëngjesin e së shtunës dhe që shkakton edhe më shumë shqetësim për nivelet e përgatitjes së autoriteteve, është se Arabia Saudite (vendi i origjinës së sulmuesit) dyshohet se kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulme të pashmangshme në tregjet në Gjermani gjatë periudhës së festave.
Hetimi tani ka të bëjë me profilin e Taleb A. , i cili drejtoi një makinë drejt turmës së njerëzve, duke përshkuar një distancë prej 400 metrash dhe duke vrarë katër persona, përfshirë një fëmijë. Sipas policisë dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Informacionet e Bild raportuan se 86 persona u plagosën rëndë dhe 78 persona të tjerë kishin lëndime të lehta.

Në të njëjtën kohë, autoritetet “shohin” disa ngjashmëri me “masakrën” me 12 të vdekur që ndodhi në vitin 2016, në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, për të cilën dje u mbajt një ceremoni përkujtimore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago