POLITIKE

“Sulmi terrorist në Banjë” – Ambasadori i Francës në Serbi: Goditje e rëndë për dialogun

Sulmi terrorist në Banjë të Zveçanit, sipas ambasadorit të Francës në Serbi, Pierre Cauchard, ishte një goditje e rëndë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë për Euronews Serbia, top-diplomati francez ka kërkuar që Serbia të punojë për të nxjerrë në pah të vërtetën e asaj që ka ndodhur më 24 shtator në Veri të Kosovës, meqë sipas tij vetëm epilogu përfundimtar për këtë sulm mund të ndikojnë në rrjedhën e mëtutjeshme të dialogut ndërmjet dy vendeve.

“Është e rëndësishme të sqarohen të gjitha detajet e këtij incidenti në mënyrë që incidentet të ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen”, ka theksuar ai.

I pyetur për detajet e takimit në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç e presidentit të Francës, Emmanuel Macron në margjinat e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, Cauchard bënë të ditur se “Macron ka nënvizuar nevojën për ndriçimin e plotë të ngjarjeve në Banjë”.

“Ai tha se është e nevojshme të ndiqen penalisht personat që kanë pranuar fajin për atë incident të rëndë dhe të papranueshëm. Ky është kusht për të ecur përpara dhe për të vazhduar dialogun dypalësh”, ka shtuar ai.

Duke folur për procesin e dialogut, ambasadori francez thekson se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha obligimet që kanë marrë nga marrëveshjet e dala nga bisedimet.

“Duke filluar me diskutime serioze për temën e themelimit të Asociacionit në Veri të Kosovës. Natyrisht, kjo ka të bëjë edhe me organizimin e shpejtë të zgjedhjeve në komunat veriore, me pjesëmarrjen e plotë të serbëve në zgjedhje. Për të dalë nga ngërçi në të cilin ndodhemi sot, është e nevojshme që palët të bien dakord për fazat e ardhshme për të zbatuar obligimet dhe marrëveshjet”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

9 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago