Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot kanë mbajtur konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin transformimin 10-vjeçar të FSK-së në ushtri.
Tutje, ai ka lëvduar FSK-në duke thënë se ka treguar pjekuri profesionale që nuk është provokuar nga sulmet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Dua ta përmend se gjatë sulmit të 24 shtatorit në sovranitetin e Kosovës nga një grup i armatosur paramilitar, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrja e Mbrojtjes kanë demonstruar pjekurinë profesionale dhe durimin e tyre duke lartësuar reputacionin e tyre si partner të besueshëm duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë në përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë Hovenier.
“Asgjë nuk do të ishte më problematike në përpjekjet tona të vazhdueshme për të punuar së bashku që ta ndihmojmë FSK-në dhe ta shohim këtë proces të përfunduar me sukses”, ka potencuar ambasadori amerikan.
Ministri i Mbrojtjes, Naser Maqedonci tha se ky sulm dështoi falë ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.
Ai shtoi se sulme të tilla mund të përsëriten, përderisa Serbia kryen stërvitje ushtarake afër kufirit me Kosovën.
“Në pjesën veriore të vendit grupet serbe kanë tentuar të marrin territor. Duke iu falënderuar Policisë, njësiteve të saj dhe bashkëpunimit me partnerët tanë ata dëshmuar profesionalizmin. Serbia ka gjithmonë interesa hegjemoniste”, ka thënë Maqedonci.
“Kosova nuk do të jetë kërcënim për askënd, por do të jemi partnerë dhe për këto vite ne kemi bërë transformimin real. Buxheti për FSK është rritur për 110 për qind. Gjatë këtyre dy viteve të fundit kemi investuar në sistemin e armatimit dhe kemi marrë pjesë në ushtrime ushtarake. Për më tepër FSK ka zbarkuar në lindjen e mesme për operacione trajnime dhe për paqe. Ne gjithashtu jemi krenar me qendrën e trajnimit që ofron trajnime të operatorëve vendorë dhe ndërkombëtarë”.
Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga…
Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për…
Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…
Lindja e Mesme është sërish në prag lufte. Tensionet e gjata mes Iranit dhe Izraelit…
Kanë kaluar diçka më shumë se 24 orë nga sulmi i fuqishëm i Izraelit në…