POLITIKE

Sulmi terrorist në Banjskë, Plenkoviq: Konkluzionet e BE-së janë të forta dhe serioze – ai akt nuk ka ardhur nga Marsi, por nga Serbia

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq para takimit të liderëve të BE’së ka komentuar rreth takimeve të liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ata europianë. Ai ka thënë se nuk mund të komentojë shumë për to.

“Këto bisedime ende po vazhdojnë nuk mund t’i komentoj, nuk e di për çka janë marrë vesh. Pra, biseda, jo të gjithë së bashku, por së pari me liderët europianë, njëherë Kryeministri i Kosovës më duket e më pas presidenti i Serbisë. S’kemi ndonjë njoftim, kur të vijnë ata (liderët e BE’së) do të shohim çfarë ka” ka theksuar Plenkoviq.

I pyetur nëse Kroacia angazhohet për të sanksionuar Serbinë për shkak të sulmit të 24 shtatorit, Plenkoviq ka thënë se konkluzionet e BE’së në masë të madhe janë dakorduar dhe se ato janë të forta dhe serioze sa i përket këtij rasi.

“Konkluzionet pak a shumë janë dakorduar, janë te forta, serioze. Ne konsiderojmë se ai akt, de facto, i një grupi terrorist paramilitar i cili ka ardhur i pajisur e i trajnuar që nuk ka ardhur nga Marsi, por nga Serbia sepse janë përgatitur për atë aksion, ka qenë goditje serioze për destabilizimin e Kosovës dhe Veriut të Kosovës. Kjo është skajshmërisht e papranueshme dhe këtë e kemi thënë në të gjitha rastet e mundshme siç ishte rasti në Granadë. Se çfarë do të ndërmerret tash do të shohim pas këtyre bisedave. Me sa kuptoj unë ekziston vullneti dhe dëshira e të dyja palëve që kjo situatë të qetësohet dhe të vazhdohen bisedimet për normalizim”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

7 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

11 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

14 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

16 orë ago