Sulmohet uebfaqja e ministrisë boshnjake prej ‘hakerave shqiptarë’

Ministri i Financave dhe i Thesarit i Bosnjës, Vjekoslav Bevanda raportoi të martën në mëngjes një sulm në internet në faqen zyrtare të ministrisë, që përmbante mesazhe  kundër Serbisë të kryer prej hakerëve shqiptarë.

Sulmi në internet u raportua në Agjencinë Shtetërore të Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA) dhe Agjencinë e Sigurisë-Inteligjencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një mesazhi e hakerëve shqiptar thuhet: “Jo Paqe me Serbinë – Shqipëria Etnike”,  së bashku me tekstin në ballinën e faqes shihen simbolet e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe një hartë e  Shqipërisë Etnike.

“Serbia ka tokën e vet dhe Kosova nuk i përket Serbisë. Serbët janë sllavë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me shqiptarët. Shqipëria e Madhe tashmë ekziston dhe harta e Ballkanit tashmë ka ndryshuar. Ka ardhur ajo ditë dhe të gjithë shqiptarët duan të jetojnë në një atdhe të vetëm. Rrofshin shqiptarët, Rroftë Shqipëria etnike! Iliria!”,  thuhet në mesazh.

Sulmi kibernetik u mor përsipër nga “hakerat shqiptarë”.