FOTO&VIDEO

Sulmoi gjykatësen gjatë gjykimit, amerikani paraqitet me maskë e duar të lidhura në gjykatë

Burri në SHBA që ishte hedhur në sulm ndaj gjykatëses pasi ajo po ia shqiptonte dënimin, ka marrë një dënim me katër vjet burgim nga gjyqtarja e njëjtë, raporton “The Sun”.

Kësaj radhe, Deobra Delone Redeen (30) qëndroi në gjykatë i përcjellë nga një grup i gardianëve, ndërsa u detyrua të mbante një maskë mbrojtëse në fytyrë, ishte i lidhur dhe po ashtu në duar kishte dorashka.

Gjykatësja Mary Kay Holthus në seancën dëgjimore të fundit, që zgjati vetëm pak minuta, tha: “Dua të bëjë të qartë se nuk po ndryshoj apo modifikoj dënimin që isha duke dhënë javën e kaluar, para se të pengohesha nga veprimet e të akuzuarit”.

62-vjeçarja dënoi Reddenin me 19-48 muaj burgim dhe po ashtu ai është i detyruar të paguajë edhe disa qindra dollarë tarifa gjyqësore.

Redden do të paraqitet në gjykatë po ashtu në lidhje me sulmin ndaj gjykatëses Hotlhus, por me rastin do të merret një gjyqtar tjetër.

Redden kishte kërcyer dhe kapi gjyqtaren Holthus, para se të përfshihej në një rrahje me zyrtarët tjerë të gjykatës më 3 janar.

Në video, Redden shihet duke sharë, para se të sulmonte gjyqtaren.

Atë e kapi për flokësh dhe ia përplasi kokën për muri.

Gjykatësja mori lëndime të vogla dhe pasi u trajtua u rikthye në punë ditën tjetër.

Holthus ia kishte mohuar lirimin me dorëzani Reddenit, në lidhje me një sulm me shkop bejsbolli.

Redden e kishte lutur gjyqtaren të mos e dënonte me burgim dhe tha se është “person që kurrë nuk ndalon së tentuari të bëjë gjënë e duhur, pavarësisht se sa e vështirë është”.

Në kohën e sulmit, ai nuk kishte duart e lidhura, pasi ishte liruar nga paraburgimi ndërsa po priste dënimin.

Nëpunësi i gjykatës Michael Lasso u përgëzua për veprimin, ku e largoi Reddenin nga gjyqtarja Holthus. Lasso mori po ashtu disa lëndime në duar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

4 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

5 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

6 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

6 orë ago