BOTA

Sundimtari më i pasur në botë: ka 7000 makina dhe një avion të artë

Sulltani i Bruneit, Hasanal Bolkiah ibni Omar Ali Saifudien III, është në fronin e kësaj monarkie parlamentare që nga viti 1967 dhe gjatë kësaj kohe ka grumbulluar një pasuri të madhe të cilën e shpenzon për gjëra ekstravagante. Vlera e pasurisë së tij vlerësohet në rreth 35 miliardë euro dhe ai mban titullin e sundimtarit më të pasur në botë.

Ai erdhi në pushtet më 5 tetor 1967, duke marrë detyrën nga Omar Ali Saifudiyan dhe duke u bërë kështu sundimtari i 29-të i vendit.

75-vjeçari është njëkohësisht kryeministër, ministër i mbrojtjes dhe ministër i punëve të jashtme. Ajo që i habit të gjithë është se emri i tij i plotë është Sulltan Paduka Seri Baginda Sulltan Haji Hasanal Bolkijah Mu’izadin Wadaulah.

Disa burime pretendojnë se Sulltani i Brunei zotëron 7,000 makina luksoze, duke përfshirë 365 Ferrari, 275 Lamborghini, 258 Aston Martin, 172 Bugatti, 230 Porsche, 350 Bentley, 600 Roll Royce, 440 Mercedes, 265 Audi, 237 Jaguar, 237 Petrol and Rover . Mirëpo, nuk dihet se ku i mban, ndonëse spekulohet se realisht i jep me qira për të siguruar të ardhura të mëtejshme. Madje u përfol se ky Sulltan zotëronte më shumë se gjysmën e të gjithë Ferrari-ve të shitura midis viteve 1990 dhe 2000.

Pallati Mbretëror i Sulltanit të Bruneit “Istana Nurul Iman” është ndërtuar në vitin 1984 dhe mbulon një sipërfaqe të madhe dy milionë metra katrorë. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, ky pallat është më i madhi në botë. Pjesa e brendshme e jashtme përbëhet nga një kube prej ari njëzet e dy karatësh, 1700 dhoma, pesë pishina të mëdha dhe 257 banja. Në pallat ka edhe 110 garazhe, ka 564 llambadarë që kërkojnë 51,000 llamba për të funksionuar.

Megjithatë, pallati ku ai jeton nuk është i hapur për publikun, por përdoret për funksione të rëndësishme shtetërore dhe festa specifike muslimane kur rreth 110,000 njerëz vijnë gjatë Fitër Bajramit. Vlerësohet në më shumë se 1.5 miliardë euro, por ndoshta nuk do të dalë kurrë në tregun e hapur, ndaj çmimi do të mbetet sekret.

Sulltani i Bruneit zotëron gjithashtu një avion Boeing që ka dritare dhe dyer të veshura me ar, si dhe sedilje lëkure. Ai ka kopshtin e tij zoologjik privat që përmban 30 tigra të Bengalit, disa skifterë dhe flamingo dhe kakato të panumërta. Hasanali është martuar gjithsej tre herë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago