Super-krimineli çeçen, Kadyrov, si Putini, u bën thirrje ukrainasve që ta rrëzojnë qeverinë

Lideri i rajonit rus, Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, tha të shtunën se luftëtarë çeçenë janë dërguar në Ukrainë dhe u bëri thirrje ukrainasve që ta rrëzojnë qeverinë e vendit të tyre.

Në një video të publikuar në internet, Kadyrov-i u mburr se njësitet çeçene gjoja nuk kanë pësuar humbje dhe tha se forcat ruse mund t’i marrin lehtësisht qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev, por se detyra e tyre është shmangia e humbjes së jetës së njerëzve, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Edhe presidenti rus, Vladimir Putin, të premten u bëri thirrje ukrainasve që të ngrihen kundër qeverisë së tyre, për të cilën ai tha se përbëhet nga “neo-nazistët”.

https://www.youtube.com/watch?v=Kxa3QUPNizA&ab_channel=FMImagesAlbania