Publicistja, Flaka Surroi ka reaguar ndaj një postimi të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili u ‘krenua’ për vrasjen e policit serb nga Faton Hajrizi.
Duke e publikuar si “screenshot” shkrimin e Haxhiut, Surroi në llogarinë e saj në “Facebook” shkroi: “Nuk e besova me të ndime derisa nuk e lexova. Ky njeri është deputet i Kosovës – deputet që e lartëson një kriminel (sa nuk e shpall hero), një vrasës që i ka ikur drejtësisë dhe që ka zgjedhur Serbinë për t’u strehuar nga ndjekja.”
Ditën e djeshme, Haxhiu teksa njoftoi se ishte pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Faton Hajrizit, tha se i ndjeri është “shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policin serbë në territorin e Serbisë”.
“Deri tek rasti i Faton Hajrizit, të gjithë policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë janë vrarë në Kosovë!“, deklaroi ai.
Faton Hajrizi u vra muajin e kaluar në Serbi, afër kufirit me Bosnjën. Ai ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës dhe ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…