FOTO&VIDEO

Suspendohet nga puna polici që kritikoi shpenzimet e deputetëve

Zyrtari policor, Amir Hoxha është suspenduar nga puna në afat prej 3 ditësh, për shkak të një postimi që ka shkruar në profilin e tij në Facebook, ku ai shprehte pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.

Në statusin e tij, ai fliste edhe për pakënaqësitë e tij në lidhje me pagesat për karburante dhe pagesa tjera për deputetët.

Suspendimin e tij e ka konfirmuar vet ai me anë të një postimi në Facebook.

“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë”, ka shkruar ai.

Emri i Amir Hoxhës ishte bërë i njohur për publikun kur ai kishte shpëtuar një person nga vetëvrasja në parkun “Gërmia” të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar:

Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditesh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë .

Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale .

Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje dhe me pergjegjësi të plotë prapa postimit tim ne lidhje me diskriminimin e kundërligjshêm që po na behet në pagë, qe per kete edhe kam bere padi ne Gjykaten themelore .

Deri sot te pakten kam besuar se jetoj ne nje vend demokratik , dhe se fjala e lire mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veqanti dhe shoqërisë ne përgjithësi .

Mirepo ne kete pike paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta qe vet i perdor per ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti .

Kërkesat e mija të ligjshme do ti adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojnë te drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat , ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 minutë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

39 minuta ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

4 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

6 orë ago