POLITIKE

Kërkohet arrestimi i ish kryeministrit malazez, Krivokapiq

Derisa në Kuvend të Malit të Zi debatohej për besimin qeverisë, Zdravko Krivokapiq i cili ishte akoma kryeminister, me shpejtësi ka thirrur përmes telefonit  mbledhjen e qeverise tashmë të përmbysur  dhe e ka “shtyer” vendimin kontraverz lidhur me kriteret e fitimit të shtetësisë së Malit të Zi.

Sipas mediave të Malit të Zi  në këtë dokument MPB ka punuar më shumë se një vit por ai ishte tërhjekur pas kundërshtimeve të opozitës.

Po ashtu thuhet se lidhur me këtë vendim në mbledhjen e sotme kishte diskutuar pa dijenine e MPB dhe se zyrtarisht propozues i tij ishte vetë kryeministri Krivokapiq.

Krivokapiqi në këtë mënyrë e ka kontrabanduar vendimin sipas të cilit shtetësia fitohet pas 10 vitesh qendrimi në Mal të Zi duke llogaritur 5 vite qendrimi të përkohshëm dhe 5 vite  qendrim të pandërprerë në Mal të Zi.Deri më tash kusht për fitimin e shtetësisë ishin 10 vite qendrimi të vazhdueshem.Problem është fakti qe Malin e Zi e pret regjistrimi i popullesisë

dhe se me këtë vendim do të shtohet në mënyrë ligjore numri i serbëve ne Mal të Zi

për mbi 40.000 votues.

Partia Social Demokrate (SDP) ka paralajmeruar qe qysh neser do të bën kallzim penal kundër Krivokapiqit “për shkak të sjelljeve jo ligjore dhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Aktivisti i shoqërisë civile Aleksandar Sasha Zekoviq po ashtu e akuzon kryeministrin dhe dhe ministrat e tij lojal në kabinetin qeveritar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Thërras organet kompetente shtetrore që të reagojnë në mënyrë urgjente me qellim të pengimit të veprimeve të dëmshme të Krivokapiqit që kanë për qëllim dëmtime të përmasave më të mëdha për  shtetin dhe qytetarët të Malit të Zi.

Për këtë arsye arrestimi i Zdravko Krivokapiqit është masë legjitime dhe më se e nevojshme” ka deklaruar Zekoviq.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

10 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

21 orë ago