Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Gazimestan në kuadër të ritualeve vjetore të Vidovdanit.
Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se i arrestuari është shtetas malazez, Risto Jovanoviq.
Po ashtu mësohet se ndaj tij është marrë vendimi për 48 orë burg.
Kujtojmë se arsyeja e arrestimit të tij është se ai ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes.