Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e quajti të patolerueshëm ligjërisht e moralisht sulmin ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.
Ai shkroi në Facebook të dielën se sulmi ishte i paprovokuar dhe i rëndë ndaj Policisë, derisa tha se policët në ushtrimin e detyrave publike “duhet të jenë paprekshmërisht të papenguar”.
“Ata janë emri konkret i rendit publik. Nuk mund të kemi edhe Republikë edhe mungesë rendi. Ngjarja e sotme përveçse është e patolerueshme ligjërisht e moralisht përbën po ashtu sulm për rendin e Republikës”, shkroi i pari i MBP-së.
Sveçla tha se sapo të kthehet nga Brukseli do t’i vizitojë policët e plagosur.
“I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe të plotë dy policëve të plagosur sot. Do t’i vizitoj nga afër sapo të kthehem nga udhëtimi zyrtar në Bruksel. Mbes i bindur se nuk ka asgjë që mund t’i zmbraps ata dhe kolegët e tyre nga misioni që ia jep detyra e vullneti.. Unë, por dhe të gjithë qytetarët presim që organet e drejtësisë të marrin masa, sipas ligjeve në fuqi dhe pa ekuivoke për sulmuesit”, thuhet në statusin e tij në Facebook.
Mesnatën e së shtunës, dy zyrtarë policorë mbetën të plagosur në qytetin e Skenderajt. Dyshohet se në sulm u përfshinë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku e disa familjarë të tij.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…