POLITIKE

“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova

Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim para qindra kadetëve të rinj, mes tyre edhe kuadrot në ardhje të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Mbajeni fort kulturën dhe traditën tuaj, sepse ato janë thelbi i madhështisë — ato e kanë bërë ushtrinë të madhe – historia na mëson se kultura shpesh përcakton fatin. Prandaj, mos lejoni askënd të shkatërrojë kulturën e fitores. Ju duhet të fitoni”.

Ai i lavdëroi kadetët për zgjedhjen e karrierës ushtarake, duke theksuar se ata vendosën nderin dhe sakrificën në vend të rehatisë. “Në vend të përfitimeve financiare, ju zgjodhët nderin dhe sakrificën. Përkundër kostumeve elegante, ju zgjodhët çizmet, uniformat ushtarake e disiplinën fizike — kadetët e West Point nuk kanë vetëm mendjet më të ndritura, por edhe zemrat më të guximshme dhe shpirtrat më fisnikë”.

Presidenti Trump ua rikujtoi oficerëve të rinj edhe qëllimin themelor të forcave të armatosura amerikane. “Detyra e Forcave të Armatosura të SHBA-së nuk është të organizojnë shfaqje, të ndryshojnë kultura të huaja apo të përhapin demokracinë me forcë në çdo cep të botës – misioni i ushtrisë është të mposhtë çdo armik dhe të asgjësojë çdo kërcënim ndaj Amerikës — kudo, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë”.

Në përmbyllje të fjalimit, presidenti amerikan i ftoi kadetët ta mbajnë në mend datën 25 maj të vitit 2025. “Ju po diplomoheni nga akademia më elitare ushtarake në botë dhe po bëheni oficerë në ushtrinë më të fuqishme që ka njohur ndonjëherë njerëzimi”.

Ndryshe, në mesin e të diplomuarve këtë vit ishin edhe dy kuadro në ardhje nga Kosova – Arlind Shefiku dhe Enderon Vutha – të cilët do të bëhen oficerë të FSK-së, të edukuar dhe të përgatitur në një nga institucionet e ekselencës ushtarake, i cili ka nxjerrë disa nga figurat më të shquara të historisë ushtarake dhe politike të SHBA-së.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

8 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

11 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

13 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

13 orë ago