Zëvendës-kryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se, u bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave.
Ai pyet se ku ka mbetur BE-ja për këtë çështje tani?
Postimi në Facebook:
Ku ka mbetur BE-ja?
U bënë dy vjet kur Komisioni Evropian na e konfirmoi se Kosova përmbushi të gjitha obligimet e veta si qeveri e shtet për liberalizim të vizave. Para kësaj date ka pasur shumë premtime dhe zotime nga BE-ja, por edhe sot e kësaj dite ne nuk kemi liberalizim. Mos të harrojmë se Kosova mbetet vendi që ka kaluar më së shumti kohë nga vlerësimi se i kemi përmbushur kriteret deri në liberalizimin e plotë. Çka të thuhet veç se çka është tepër është!!