Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha sot se Komisioni Evropian po ndan 3.8 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor dhe për fqinjët e saj lindorë dhe jugorë për t’u ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Ky fond është pjesë e strategjisë së BE-së për reagim ndaj pandemisë globale, që u paralajmërua dje nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen. Ajo tha të martën se është qenësore që BE-ja të përgatitet t’u ndihmojë vendeve të treta në këtë betejë, veçanërisht kontinentit afrikan, raporton “Novinite”.
“Si pjesë e reagimit tonë global ndaj pandemisë së koronavirusit, ne po i ridrejtojmë mbi 3.8 miliardë euro të fondeve të parapara për Ballkanin Perëndimor dhe për fqinjët tanë të parë në Lindje dhe në Jug, për nevojat e tyre reale që i kanë sot: për reagim urgjent ndaj krizës shëndetësore, për të forcuar sistemet shëndetësore dhe për të zbutur ndikimin socio-ekonomik të pandemisë. Ne ndajmë një kontinent dhe vetëm të bashkuar mund t’ia dalim”, tha Varhelyi.
Nga kjo shumë, 2.1 miliardë euro do të shkojnë për Jugun dhe 962 milionë euro për vendet Partnere Lindore – dhe 800 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Komisioni Evropian tha se BE-ja do të vazhdojë të përqendrohet në vendet që kanë më së shumti nevojë për mbështetje shëndetësore, siç janë Afrika, Fqinjët, Ballkani Perëndimor, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, pjesë të Azisë dhe të Paqësorit, Amerika Latine dhe Karaibet.
Reagimi i BE-së do të përqendrohet në njerëzit më të ndjeshëm, përfshirë migrantët, refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe të tjerë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…