Takimi i Pacollit me kriminelin e Veriut raportohet edhe në mediat ndërkombëtare

Pas publikimit të fotografisë ekskluzive që ka siguruar Insajderi, nga një takim i kreut të Aleancës Kosova e Re, dhe Zëvendëskryeministrit në detyrë, Behgjet Pacollit me kriminelin e rrezikshëm të pjesës veriore të Kosovës, Millan Radojqiç, kjo fotografi po del të jetë nga një takim i cili ndryshoi historinë politike të Kosovës.

Sot për këtë takim shkroi edhe OCCRP, një nga mediat më të besueshme dhe që ka ekipin më të mirë të gazetarëve hulumtues.

Ky takim u zhvillua në një jaht luksoz në qytetin bregdetar malazez Budva, verën e vitit 2017-të.

Të ulur me Behgjet Pacollin ishin dy figura të anës Veriore të Mitrovicës. Njëri ishte Goran Rakiq, i cili në vitin 2017 ishte zgjedhur kryetar i Listës Serbe, partia më e madhe serbe në Kosovë. Tjetri ishte Milan Radoiçiq, një figurë e fuqishme e krimit të organizuar, që kishte ndikim të madh në këtë parti.

Duke u nisur nga shkrimi i KRIK, qendra anëtare e Serbisë e OCCRP, ky takim ndodhi në një kohë të tensionuar. Sapo ishin mbajtur zgjedhjet parlamentare, por asnjë parti nuk fitoi shumicën, dhe negociatat për të formuar një qeveri ishin në proces.

Personi që i dha KRIK-ut foton e jahteve, tha se kapi një takim që ishte kyç për një zgjidhje eventuale të rrjetit. Ky pretendim ishte i pamundur të konfirmohej, pasi askush nga pjesëmarrësit nuk pranoi të bisedonte me gazetarët.

Meqë po afrohej afati Pacolli, menjëherë pas takimit në jaht, sipas burimit të fotografisë bëri një kthesë të papritur politike. Ai la aleatët e tij të koalicionit me LDK-në, dhe iu bashkua koalicionit PAN, grup i njohur si “krahu i luftës” ku përfshiheshin ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo i dha liderit të saj, Ramush Haradinaj, votat për të formuar një qeveri.

Ish-komandant i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili është liruar nga krimet e luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, u bë kryeministër kurse Behgjet Pacolli, u bë ministër i jashtëm. Për shkak se Lista Serbe ishte gjithashtu në qeveri dhe mori disa poste në kabinetit.

Në korrik 2017, Gazeta Express, kishte publikuar një fotografi ku Haradinaj ishte ulur me Radoiçiqin në një restorant të Prishtinës të quajtur Tiffany. Ky takim filloi thashethemet nëse Radoiçiq dhe Haradinaj kishin rënë dakord që Lista Serbe të mbështeste Haradinaj dhe koalicionin e tij, ndërsa negociatat për qeverinë ishin në vazhdim.

“Haradinaj nuk kishte vota të mjaftueshme as me Listën Serbe, kështu që (partia e Pacollit) erdhi në shpëtim. Lëvizja e tij ishte e papritur sepse gjatë fushatës zgjedhore ai akuzoi anëtarët e koalicionit se e kërcënojnë atë”, tha Agron Demi nga GAP.

Nuk dihet nëse takimi i jahteve ishte i rëndësishëm në kthesën e papritur të Pacollit. Por vlen të përmendet se Radoiçiq, kishte qenë i pranishëm, edhe pse ishte i dyshuar për krime dhe njihej me nofkën “Zoti i Veriut të Kosovës”.

Sipas Rada Trajkoviç, Radoiçiq ishte një vendimmarrës kryesor, nëse jo zyrtar, brenda Listës Serbe.

“Kreu i Partisë, Goran Rakiq, nuk është një njeri që merr ndonjë vendim. Radoiçiq është ai që tërheq telat në Listën Serbe”, kishte thënë Trajković.