POLITIKE

Takimi me Sunak/ Rama: Kemi bashkuar forcat për të goditur rrjetet kriminale

Retorika politike e zyrtarëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe shqetësimi për emigrantët e paligjshëm ishin fokusi i takimit të kësaj së enjteje të kryeministrit Rama me homologun e tij, Rishi Sunak.

Nga pamjet e publikuara, Rama i shpreh kryeministrit britanik angazhimin e vendit tonë në luftën e goditjes së këtij fenomeni.

“Sic e dini kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historikë të mermertë. Kemi bashkuar forcat me bindjen e plotë se na duhet të bëjmë maksimumin për të goditur rrjetet kriminale dhe për të shmangur që njerëz të pafajshëm të bien në grupin e këtyre rrjeteve”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Rama shprehet se shqiptarët nuk personifikohen vetëm nga ‘djali që vjen me gomone’. Kryeministri nuk nguroi që t’i jepte homologut të tij, Rishi Sunak shembuj konkretë të shqiptarëve që mbartin vlera dhe jetojnë e veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ashtu siç djali që vjen me një gomone nuk është thjesht një shqiptar, por pjesë e një tabloje më të gjerë, po ashtu Dua Lipa është emigrante shqiptare që ka ardhur këtu si shumë të tjerë që kanë ardhur të ndërtojnë, këndojnë dhe punojnë për ju. Duam të sigurohemi që komuniteti ndihet i sigurtë dhe i nderuar këtu. Mollët e kalbura janë objekti ynë i përbashkët për të fituar këtë betejë. Sa i takon sigurisë jemi më shumë të interesuar për të forcuar bashkëpunimin tonë. Ndjej se ka angazhim serioz nga ana juaj dhe pres me padurim që të bëj më të mirën bashkë me ju. Dua t’ju fitoj në Tiranë se asnjë kryeministër britanik nuk e ka vizituar Shqipërinë që prej kohës së Winston Churchill”, tha Rama.

Retorika politike ndaj shqiptarëve në Kuvendin e Mbretërisë së Bashkuar ka ngjallur jo pak polemika. Nga ana tjetër, emigrantët e paligjshëm mbeten një fenomen shqetësues për këtë vend.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago