Mediumi boshnjak istraga.ba ka zbuluar një takim sekret të Milorad Dodikut dhe oficerëve të lartë ushtarakë serbë që shërbejnë në Forcat e Armatosura të Bosnje e Hercegovinës.
Në këtë takim kanë marrë pjesë disa oficerë serbë dhe është zhvilluar larg syrit të publikut.
Mediumi boshnjak ka kontaktuar zëvendësministrin e ministrisë së Bosnjes Mirko Okoliq për ta pyetur rreth takimit sekret që ka pasur me tre oficerë të lartë serbë dhe Milorad Dodikun të mërkurën.
“Çfarë pyetje është kjo. Presidenti Dodik dhe unë mund të takohemi kurdo që ëshët nevoja të takohemi”, është përgjigjur me nervozë Okoliq.
Mediumi e ka pyetur sërish se çfarë kanë biseduar me Dodikun por Okoliq ka thënë se kanë biseduar për çështje private.
“Çfarë të intereson ty se çfarë kemi bisueduar ne? Kemi biseduar për disa çështje private”, ka thënë ai.
Bazuar në përfundimet e seancës së 10 dhjetorit, Parlamenti ngarkoi Qeverinë e Republikës Sërpska që në afat prej gjashtë muajsh t’i dërgojë Parlamentit për shqyrtim Ligjin për tatim mbi vlerën e shtuar, Ligjin për akciza, Ligjin për Këshillin e lartë Prokurorial dhe gjykatat si dhe disa ligje nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes.
Me hyrjen në fuqi të këtyre ligjeve, vendimet ligjore të cilat i trajtojnë këto fusha në territorin e gjithë BeH-së, nuk do të vlejnë më për Republikën Sërpska.