LAJME

Targave u mbivendosen afishe me akronime KM në komunat veriore, policia në vend të ngjarjes

Gjatë mbrëmjes të së martës u raportua se në komunat veriore të Kosovës targave u janë mbivendosur afishe serbe, përkatësisht me akronime KM e të tjera dhe llogo shtetërore serbe sipas formateve të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Një gjë të tillë e konfirmoi për Albanian Post edhe Drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti.

Related Post

Hoti tha se “nuk është ndonjë gjë tragjike” dhe se Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes.

“Gjatë natës kanë filluar të vendosen, dhe nuk është ndonjë gjë tragjike. Policia është në vendin e ngjarjes dhe pasi të kthehen policia do të kontaktojmë me prokurorinë”, ka thënë Hoti përmes një përgjigje për AP.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e targave të paligjshme për veturat të cilat janë të regjistruara paligjshëm me targa të Serbisë, dhe ka ofruar afat deri në fund të gushtit për regjistrimin në targa të Republikës së Kosovës (RKS).

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Moska kërcënon Serbinë, Vuçiç në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

Aleksandër Vuçiç shkel tokën e Ukrainës për herë të parë që prej shpërthimit të luftës.…

4 orë ago

Kurti pyetet për arrestimin e ish-policit të Kosovës nga Serbia, largohet pa thënë asnjë fjalë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, edhe sot ka injoruar gazetarët, teksa ka vazhduar rrugën drejt…

6 orë ago

Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit e besimit mysliman, PS rrëzon kërkesën e PD

Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila synonte që ditën e…

6 orë ago

Ambasadori amerikan në Izrael sugjeron që vendet myslimane të heqin dorë nga toka për shtetin palestinez

Ambasadori i SHBA-ve në Izrael, Mike Huckabee, ka sugjeruar që “vendet myslimane” duhet të heqin…

6 orë ago

Inteligjenca gjermane paralajmëron se Rusia po përgatit operacione me “njerëz të vegjël të gjelbër”

Drejtori i shërbimit inteligjent gjerman (BND), Bruno Kahl, ka deklaruar se Rusia dëshiron të testojë…

6 orë ago

Masakruesi nga Graz la një letër lamtumire – policia beson se e di cili mund të jetë motivi

Gazeta austriake Kleine Zeitung shkruan se policia ka gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e…

19 orë ago