LAJME

Taylor Swift shkakton tërmet me magnitudë 2.3 në koncert

Fansat në koncertet e turneut “Eras” të Taylor Swift në Lumen Field të Seattle më 22 dhe 23 korrik shkaktuan aktivitet sizmik të barabartë me një tërmet me magnitudë 2.3. Kjo është raportuar nga CNN, që citon analizat e sizmologes Jackie Caplan-Auerbach.

Fansat e Swift në Seattle blenë biletat për të dyja netët, me 72,171 vende të zëna në koncertin e së shtunës, duke thyer rekordin prej 70,000 të vendosur nga U2 në 2011.

Entuziazmi i tepërt i fansave ka krijuar një efekt tërmeti. Fenomeni është quajtur Sëift Quake.

“Kam mbledhur të dhëna nga të dy koncertet. Vura re menjëherë se kishte një model praktikisht identik të valëve. Muzika, altoparlantët, ritmi: e gjithë kjo energji mund të depërtojë në tokë dhe ta tundë atë”, shpjegon sizmiologia.

Koncertet dihet se shkaktojnë herë pas here dridhje të mirëfillta, sikurse Foo Fighters në Zelandën e Re në 2011, i cili u ndoq nga 50,000 fansa, dhe një koncert i Garth Brooks në 2022 në Universitetin Shtetëror të Luizianës në Baton Rouge.

“Eras Tour” i Sëift është një nga më të shtrenjtët, që vlerësohet të ketë kushtuar 100 milionë dollarë ose më shumë.

Pollstar vlerëson se të ardhurat nga “The Eras Tour” mund të arrijnë në 1.3 miliardë dollarë.

Për shumicën e koncerteve, kostot janë më shumë se dyfishuar, me çmimin mesatar të një bilete koncerti në SeatGeek, duke u rritur nga 125 dollarë (2019) në 252 dollarë.

Për Taylor Swift është një moment vërtet i artë. E zënë me turneun e saj Eras i cili do të përfundojë më 17 gusht 2024, ylli i popit po thyen rekord pas rekord. Ajo u bë artistja e parë femër që kishte katër albume në dhjetëshen më të mirë të SHBA-së në të njëjtën kohë. Taylor gjithashtu mundi Barbra Streisand si këngëtarja e parë femër me më shumë albume numër një në histori.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

3 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

5 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

7 orë ago