I riu, Adiat Gërvalla nga Duboviku i Deçanit që u aksidentua dje në fshatin Llukë e Epërme në Deçan, fatkeqësisht ka humbur jetën sot në orët e para të mëngjesit, në QKUK pasi nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që pësoi kur u përplas nga një kamion.
Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur pёr derisa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjën e trafikut, ndalim i obliguar (STOP) dhe për pasojë ka goditur motoçikletën.
E kjo humbje e hershme e Adiatit po jetë zor e përballueshme për familjarët e të ndjerit.
Ata në reagimet e tyre në “Facebook” po shprehin dhimbjen e kësaj humbje.
“Engjujt e Dardanisë po ikin heret drejt qiellit në luftë për të mbijetuar , duke punuar që të bëhen krah i fort i shtëpis për të mos e lëshuar këtë tokë të bëkuar! Pusho në paqe Adiat Gërvalla , shpirti ytë u preht në Parajsë”, ka shkruar njëri ndër të afërmit e tij.
Për humbjen e tij ka reaguar edhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Jusuf Gërvalla” në Deçan të cilët i shprehen ngushëllimet e tyre familjes së viktimës.
“Në këto çaste të veshtira për familjen e farefisin, edhe ne komuniteti i shkollës bashkëndjejmë dhëmbjen e pamatshme dhe shprehim ngushllimet më te sinqerta familjes dhe të dashurve të Adiatit”, thuhet ndër tjera.